Kalo te përmbajtja

Çdo të shtunë · ora 09:00

Park4Run — klub vrapimi në Gjakovë dhe KosovëGjakova

Nisja bashkë. Caku bashkë.

Vrap social në shtigjet e Shkugëzës. Vjen siç je, zgjedh 2 ose 5 kilometra, dhe përfundon me njerëzit që nisen me ty.

Hyr në pyll

Ejani ashtu siç jeni. Na takoni me një buzëqeshje, me dashuri dhe me dëshirën për të lëvizur.
Kjo është ftesa jonë për çdo të shtunë.

Klubi

Një mëngjes në pyll, jo një garë.

Park4Run Gjakova është klubi i vrapimit në Gjakovë dhe një përgjigje e thjeshtë për ku të vraposh në Kosovë. Çdo të shtunë, në orën 09:00, mblidhemi në Shkugëz për një vrap social, falas, të hapur për këdo që do të lëvizë në Gjakovë. Shtigje, jo asfalt: 2 km deri te Fshati Firzë, ose 5 km që kalon te Ujëvara e Firzës dhe kthehet. Dikush ecën, dikush vrapon, dikush po vjen për herë të parë. Nisim së bashku dhe kthehemi së bashku.

Në korrik 2025, TV Syri ndoqi javën e 7-të: grupi në Shkugëz po rritej çdo të shtunë. Shiko kronikën

Koha
E shtunë, 09:00
Vendi
Shkugëz, Gjakovë, Kosovë
Distancat
2 km dhe 5 km
Terreni
Trail
Kush
Kushdo që vjen

Ku të vraposh

Ku të vraposh në Gjakovë dhe në Kosovë.

Park4Run Gjakova është vendi për vrap në Gjakovë dhe një nga mënyrat më të thjeshta për të vrapuar në Kosovë: klub vrapimi social, çdo të shtunë në Shkugëz, falas. Nëse kërkon ku të vraposh në Gjakovë, ku të vraposh në Kosovë, Gjakova run, Kosova run, ose një Gjakova run club — nisja është këtu.

Vrap në Gjakovë

Në Gjakovë vrapojmë në shtigjet e Shkugëzës: 2 km dhe 5 km trail, mbi Restaurant Relax. Ky është klubi i vrapimit i qytetit për të shtunën.

Vrap në Kosovë

Për vrap në Kosovë pa garë dhe pa pagesë, Park4Run hap derën çdo të shtunë në 09:00. Vjen siç je, zgjedh ritmin, dhe përfundon me grupin.

Pyetje të shpeshta

Ku mund të vrapoj në Gjakovë?
Te Shkugëza, me Park4Run Gjakova. Çdo të shtunë në 09:00, mbi Restaurant Relax: park run social me 2 km ose 5 km trail.
Ku mund të vrapoj në Kosovë?
Një opsion i hapur dhe falas është Park4Run në Gjakovë: klub vrapimi në Kosovë që takohet çdo të shtunë në Shkugëz.
Çfarë është Park4Run?
Park4Run është klubi i vrapimit në Gjakovë — park run social, jo garë. Nisja bashkë, caku bashkë.
A është falas Gjakova run club?
Po. Nuk ka numër starti dhe nuk ka pagesë. Të duhen këpucë për shteg dhe dëshira për të lëvizur.

Si shkon një e shtunë

Tri hapa, pastaj pylli.

  1. 01

    Eja te Shkugëza

    Pak para orës 09:00. Atje është nisja dhe përfundimi.

    Mbi Restaurant Relax
  2. 02

    Zgjidh xhiron

    2 km deri te Fshati Firzë, ose 5 km përtej Ujëvarës së Firzës. Të dyja kthehen aty ku nisen.

  3. 03

    Mbaje ritmin tënd

    Vrapo, ec, ose përzier. Askush nuk të lë pas. Caku është i njëjtë për të gjithë.

Shtigjet

Dy distanca. Një nisje.

Harta jonë e Shkugëzës. Vija ngjyrë vjollcë është xhiroja 2 km. Vija blu në të gjelbër është 5 km. Të dyja nisin dhe mbarojnë mbi Restaurant Relax.

Mbi Restaurant Relax

2 km

Shkugëz – Fshati Firzë – Shkugëz

Xhiroja e shkurtër. E mjaftueshme për këdo që po nis, po ecën, ose do një mëngjes të lehtë në pyll.

5 km

Shkugëz – Ujëvara e Firzës – Shkugëz

Kalon Shtegun Trail dhe Shtegun e Ujëvarës së Firzës, pastaj kthehet në të njëjtin cak.

Në hartë, pika e largët e shtegut të gjatë është shënuar te caku 2.5 km — andej dhe kthim bëjnë 5 km.

Harta e 5 km
Harta e shtigjeve Park4Run në Shkugëz: 2 km drejt Fshatit Firzë dhe 5 km drejt Ujëvarës së Firzës, me nisje mbi Restaurant Relax.
Shiriti i Park4Run mbi malet e Gjakovës, me fjalët Nisja bashkë dhe Caku bashkë.

Partnerët

Kur qyteti vrapon, vrapojmë së bashku.

Ditët e Shqiptarit

Në ditën e festivalit, Ditët e Shqiptarit i bashkohen vrapit. Mëngjesi në Shkugëz hyn në programin e qytetit — ora 09:00, në të njëjtin shteg.

Euronews Albania foli me klubin gjatë festivalit. Shiko intervistën
Programi i festivalit

Gjakova Trail

Kur Gjakova Trail i hap shtigjet e gjata, ne bashkojmë forcat. Gara e tyre niset nga qyteti dhe vijon drejt Shkugëzës. Ne jemi aty, në të njëjtin pyll.

Mbi 400 vrapues pjesë e garës “Gjakova Trail”Shiko kronikën
TV Syri Vision: mbi 400 vrapues në garën Gjakova Trail. Shiko kronikën

Çdo vit · e diel

Shtegu i Lavdisë

Ju ftojmë për vrapim dhe ciklizëm për nder të heronjve në Shtegun e Lavdisë.

Të dielën zhvillojmë një vrapim përkujtimor nga Gjakova drejt Junikut, deri te vendi i rënies së heronjve tanë.

Heronjtë

  • Elton Zherka
  • Përmet Vula
  • Bekim Berisha – Abeja
  • Bedri Shala

Me këtë vrapim nderojmë sakrificën e tyre dhe shprehim mirënjohjen për lirinë që gëzojmë sot. Le të kujtojmë me respekt ata që dhanë gjithçka për atdheun.

  1. 05:30 · Vrapuesit

    Nisja pranë Viva Fresh, te Gjakova Park.

  2. 07:30 · Biciklistët

    Nisja pranë Sahat Kullës, në Çarshinë e Madhe.

  3. 09:00 · Pikëtakimi

    Të dy grupet te lagjja Miroc, në hyrje të Junikut. Aty ranë heronjtë.

E nisëm këtë vit, për herë të parë, bashkë me Ditët e Shqiptarit. Do ta mbajmë çdo vit.

Lavdi e përjetshme heronjve tanë.

Hap faqen e ditës
Posteri i kuq i Shtegut të Lavdisë, me shqiponjën dhe oraret e nisjes për vrapuesit dhe biciklistët.

Në shteg

E shtuna, ora nëntë, këpucët gati.

Vrapues në shtegun me zhavorr të Shkugëzës, me shiritin e Park4Run mbi fotografi.
Shkugëz, poshtë drurëve.
Grup vrapuesish në rrugën mes drurëve, me logo të Park4Run Gjakova.
Kushdo që vjen, vjen me ritmin e vet.

Shënimi në shteg

Lër një fjalë te pema.

Nuk është një zyrë. Është një shënim për të shtunën. Stiliani e merr në WhatsApp ose në email, në të njëjtin numër dhe në të njëjtën kuti që i përdorim për klubin.

Instagramin e lidhim sapo të kemi të drejtat e faqes. Facebook është tashmë i hapur.

Park4Run Gjakova

Bëj miq.

Merr kudos.

Bashkohu me klubin.

Hap klubin në Strava

Bashkohu në

Strava

Strava

Klubi në Strava.

Këtu shfaqen anëtarët e klubit dhe vrapet e fundit që ngarkohen në Strava. Bashkohu me klubin atje nëse e përdor.

Bashkohu

Të shtunën tjetër je i ftuar.

Postimi i javës del në Facebook. Atje e sheh nëse ka ndonjë lajm, dhe të shtunën në 09:00 je te Shkugëza. Nuk të duhet numër starti. Të duhet një palë këpucë që i durojnë shtegun.

Hap faqen në Facebook